Përpara nisjes së sezonit të ri në Abissnet Superiore dhe ndeshjes së parë të sfidës kundër Pafos, në play-off të Conference League, Dinamo vjen me një njoftim të rëndësishëm.
Klubi ka nxjerrë një njoftim për prezantimin e dy lojtarëve të rinj, mesfushorit Alhassan dhe sulmuesit Almir Ajzeraj nga vetë Presidenti Bardhi në një konferencë për shtyp nesër në ambientet e Stadiumit “Air Albania” duke filluar nga ora 11:00. Gjatë konferencës presidenti do të flasë dhe për objektivat e Dinamos për sezonin e ri që është në prag.
NJOFTIMI:
Mirembrema te gjitheve,
Ju mirepresim neser, dite e marte, 18 gusht 2026, ne oren 11:00 ne Air Albania, ne konferencen per shtyp te prezantimit te mesfushorit Alhassan dhe sulmuesit Almir Ajzeraj.
Lojtaret do te prezantohen nga Presidenti Bardhi i cili do te flase dhe per sezonin e ri qe eshte ne prag.
Ju mirepresim






