Kampionati “Abissnet Superiore” vijon këtë fundjavë me ndeshjet e javës së 7-të, që do të zhvillohen nga e premtja deri të dielën.
Java e re do të nisë të premten me përballjen mes Dinamo City dhe Teutës, e programuar në orën 18:30, në “Elbasan Arena”.
Të shtunën do të luhen dy ndeshje. Tirana do të presë Laçin në orën 13:30, në stadiumin e Vorës, ndërsa Skënderbeu do të përballet me AF Elbasanin në orën 16:00, në Korçë.
Dy takimet e fundit të javës do të zhvillohen të dielën. Vora do të luajë kundër Partizanit në orën 13:30, në stadiumin e Vorës, ndërsa java do të mbyllet me sfidën Egnatia – Vllaznia, që do të nisë në orën 18:30, në “Arena Egnatia”.
Abissnet Superiore, java e 7-të
Dinamo City – Teuta, 16.10.2026, 18:30
Tirana – KF Laçi, 17.10.2026, 13:30
Skënderbeu – AF Elbasani, 17.10.2026, 16:00
FK Vora – Partizani, 18.10.2026, 13:30
Egnatia – Vllaznia, 18.10.2026, 18:30






