Janë luajtur vetëm 2 javë në Abissnet Superiore nga edicioni 2026-2027, ndërsa tensionet dhe situatat eksterme kanë kaluar edhe “vijën e kuqe”. Klubi i Vllaznisë nuk ishte aspak i kënaqur me gjykimin në ndeshjen kundër Elbasanit, e përfunduar 1 – 1.
Pas mbylljes së takimit, presidenti i një prej klubeve më të zëshme të elitës në futbollin shqiptar, Alban Xhaferi i Vllaznisë në nerva e sipër goditi me grush asistentin e arbitrit, Ergys Spahiu.
Sfida përmbyllëse e javës së 2-të, Skënderbeu – Dinamo (0 – 1), po ashtu pati tensione në masë, aq sa u nevojit ndihma e stafit të Dinamos për të evituar përplasejen fiziketë trajnerit Ilir Daja me arbitrit kryesor.
E vështirë për të gjetur një precedent të tillë, por mos të thënë e pamundur që kampionati shqiptar të nis në të tillë trajte, aty ku faktor është bërë edhe dhuna fizike.






