Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Nevil Dede sfidon sonte “të kaluarën”, Egnatia kërkon shkëputjen e parakohshme në Rrogozhinë

Shkruar nga NEWSPORT
Nevil Dede sfidon sonte “të kaluarën”, Egnatia kërkon
Egnatia, trajneri Nevil Dede

Egnatia do të përballet ditën e sotme me Skënderbeun, në ndeshjen e vlefshme për javën e tretë në “Abissnet Superiore”. Sfida e cila do të luhet në Rrogozhinë, do të nisë prej orës 18:30.

Një tjetër duel delikat për ekipin e Nevil Dede, edhe pse kundërshtari me të cilin përballet nuk po gëzon një formë pozitive në dy javët e para, vetëm një pikë.

Pritshmëritë janë të mëdha në kampin rrogozhinas, pasi skuadra hyn në fushë vetëm për tre pikët, njëjtë siç ia doli në dy javët e para. Nëse shtojmë këtu edhe rezultatet e skuadrave të tjera, renditja reflekton qartë një distancë prej dy pikësh. Pra, vetëm Egnatia ia ka dalë të fitojë pikët e plota, po aq sa kërkohet edhe në këtë duel që do të luhet në Rrogozhinë.

Për trajnerin Dede, pritet të jetë dhe një takim me të “kaluarën” pasi udhëheqësi i kampionëve në fuqi të Superiores e ka nisur si zëvendëstrajner pikërisht në radhët e korçarëve në vitin 2010.

Edhe pse duhet thënë se është ende herët për të dhënë një përshtypje paraprake se kush do të jetë pretendenti për të fituar titullin këtë edicion, shenjat e para nga Egnatia janë dhënë dhe kjo reflektohet, jo vetëm nga rezultatet në fushë, por njëkohësisht nga paraqitjet bindëse. 

Poll

Lexo gjithashtu