Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Nevil Dede e ka “hajmali” në skuadër, Egnatia i “falet” titullarit për kryesimin në Superiore

Shkruar nga NEWSPORT
Nevil Dede e ka “hajmali” në skuadër, Egnatia i
Egnatia, trajneri Nevil Dede

Egnatia siguroi tre pikët e radhës në kampionat, pasi mposhti me vështirësi Skënderbeun për llogari të javës së tretë në “Abissnet Superiore”. Sfida në Rrogozhinë përfundoi në shifrat 2-1.

Deçiziv në këtë sukses të kampionëve në fuqi ishte si zakonisht Alessandro Albanese. Sulmuesi shënoi të parin për vendësit në minutën e 14-të, ndërsa për të dytin mendoi Loukili në fraksionin e dytë.

Nëse marrim për bazë statistikat, kuptojmë se sulmuesi po kthehet në “hajmali” për trajnerin Nevil Deden. Plot 6 pikë nga 9-të në total mbajnë edhe “vulën” e tij po t’i referohemi se sa rol të rëndësishëm ka patur në golat e shënuar dhe kontributet e tjera. 2 gola dhe një asist në vetëm dy ndeshje, e kumtojnë vlerën e Albaneses në kampin e Egnatias.

Poll

Lexo gjithashtu