Tirana do të përballet me Vorën, në ndeshjen e javës së tretë të “Abissnet Superiore”. Sfida e cila do të zhvillohet të dielën prej orës 16:00, do të luhet në stadiumin “Selman Stërmasi”.
Sipas asaj që bën të ditur FSHF në aplikacionin ku informon mbi të dhënat e ndeshjes në kalendarin zyrtar, Tirana do të luajë në shtëpi sfidën e saj të radhës kundër vorakëve.
Një shans i mirë ky për bardheblutë që të hedhin “pas krahëve” dy humbjet e para në kampionat, ato përballë Egnatias dhe Teutës dhe për të shkuar me objektivin e qartë për të fituar pikët e para.
Me Dean Klafuriç në stol, skuadra kryeqytetase nuk ia ka dalë të marrë maksimumin, edhe pse kishte në dispozicion lojtarët e rinj të afruar në merkato. Kroati i duhet të gjejë medoemos zgjidhjen dhe të gjejë formulën se si të arrijë fitoren e parë në drejtimin e Tiranës, për të shmangur një tjetër rezultat negativ.






