Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Ndarja nga jeta e ish-legjendës së Vllaznisë Ismet Hoxha, presidenti Alban Xhaferi me fjalët më të ndjera: Ishte lojtar i brezit të artë, emblemë e Shkodrës

Shkruar nga NEWSPORT
Ndarja nga jeta e ish-legjendës së Vllaznisë Ismet Hoxha,
Presidenti i Vllaznisë, Alban Xhaferi dhe i ndjeri Ismet Hoxha

Ismet Hoxha u nda nga jeta në moshën 78 vjeçare, duke lënë pas dhimbje në mbarë komunitetin e Shkodrës si dhe atë të sportit, ku pati një ndikim të veçantë si ish-futbollist me klubin e Vllaznisë.

Në homazhet që u mbajtën në nderim të tij në stadiumin “Loro Boriçi” ishte i pranishëm edhe presidenti i klubit shkodran, Alban Xhaferi që shprehu fjalët më të ndjera e të përzemërta në emër të të ndjerit, Ismet Hoxhës.

“Në emër të klubit të futbollit Vllaznia, dua t’i shpreh keqardhje familjes në radhë të parë, të gjithë tifozerisë kuqeblu. Është një lojtar i brezit të artë të viteve 70’, i cili ka qenë sigurisht kontributor kryesor te Vllaznia. Ka luajtur edhe tek ekipet kombëtare.

Është për të ardhur keq që po na ikin gjithë këto figura, këta janë emblemat e klubit. Ne thjesht i shprehim keqardhje dhe i përjetshëm qoftë kujtimi i tyre", u shpreh Xhaferi. 

Sa i takon karrierës së Hoxhës, ai ka luajtur gjithashtu me Partizanin, Luftëtarin si dhe me Kombëtaren shqiptare duke qenë një prej sulmuesve më të mirë të vendit në epokën e artë të viteve, 60'-70', siç e përshkroi edhe vetë presidenti Xhaferi. Kontributi i Ismet Hoxhës me ngjyrat kuqeblu, nis që tek fusha e blertë e deri tek kontributi që la si trajner me ekipet e moshave e gjithashtu si drejtues klubi. 

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

 

Poll

Lexo gjithashtu