Inkuadrimi në lojë si zëvendësues i sulmuesit Florenc Farruku, rezultoi deciziv te Dinamo, teksa i dha fitoren “bluve” me golin në limite kundër Skënderbeut, 1 – 0. Qëndërsulmuesi ka dhënë përshtypet e tij për 3 pikët dhe pretendimet në edicionin e ri të Superiores:
“U anuluan dy gola dhe kartoni i kuq në dëmin tonë. Kartoni i parë i verdhë për Qardakun mund të ishte evituar nga ana e arbitrit. Gjithsesi kjo është ndeshja. Ia dolëm të fitonim.
I morëm 3 pikët, kjo është e rëndësishme për ne. Ndaj Vorës kishim shumë rotacione. Pjesa më e madhe e formacionit bazë të asaj ndeshje, nuk kishte luajtur kurrë bashkë.
Shyqyr Zotit ia dolëm të merrnim 3 pikët ndaj Skënderbeut. Për ne ky është fillimi i kampionatit. Besoj se tani do kemi ritminin e duhur. Dinamo gjithmonë ka luajtur futboll dhe ka dominuar ekipet.
Golin ia dedikoi familjes sime, sikurse kam një engjëll, vëllain tim, sikurse ekipit, stafit dhe presidentit. Egnatia është shumë e fortë, gjithsesi ne jemi Dinamo dhe pretendojmë të jemi kampion për herë të 19-të”.






