Charles Bismark
Sulmuesi Charles Bismark “nderoi” Skënderbeun në shtëpi përballë Elbasanit, duke i dhënë i vetëm fitoren e parë për këtë sezon me dygolëshin e tij.
Pas kësaj paraqitjeje mbresëlënëse, ai u zgjodh “Lojtari i Ndeshjes”, por nuk doli para mediave, pasi u largua. Kësisoj, nuk u prononcua as në emisionin “Super Goli” në RTSH.
Në 7 paraqitje me “Ujqërit” në Superiore, 25-vjeçari numëron 4 gola dhe 1 asist, duke qenë lider në ekip për të tijët në fazën ofensive.






