Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Mjaftojnë vetëm 4 ndeshje për të “treguar veten”, Edlir Tetova me Teutën po ia bën “8 me 2” rivalëve në Superiore

Shkruar nga NEWSPORT
Mjaftojnë vetëm 4 ndeshje për të “treguar
Edlir Tetova

Pas 4 javësh Superiore, ka një kryesues të ri dhe është Teuta. Shpenzimet e mëdha dhe projekti ambicioz nga ekipi durrsak po jep “frytet” në kohë të shkurtër.

Bregdetarët mbajnë vendin e parë në kuotën e 10 pikëve, shoqëruar me golavarazhin 8:2, mesatarisht 2 gola për ndeshje. Pas barazimit të “thatë” 0 – 0 kundër Partizanit, edhe pse dominuan me lojë, Teuta ka rezultuar perfekte me 9 pikë dhe ka “vrarë” ndeshjet, 2 gola epërsi karshi Tiranës, Laçit e Vorës.

Deri tani, golashënuesit më të mirë për skuadrën e Edlir Tetovës në kampionat janë Mmesoma Anthony Umejiego dhe Pedro Martelo, me nga 2 gola. Me këtë ritëm, skuadra nga Durrësi hedh kandidaturën për titull, duke i “shpallur luftë” kampionëve të Egnatias.   

Poll

Lexo gjithashtu