Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Mijëra euro shpërblim nga presidenti Xhaferi nëse mposhtet Dinamo, zbulohet “sekreti” i fitores së Vllaznisë në “Loro Boriçi”

Shkruar nga NEWSPORT
Mijëra euro shpërblim nga presidenti Xhaferi nëse mposhtet
Presidenti Alban Xhaferi dhe Vllaznia

Vllaznia mposhti Dinamon, 1-0 në “Loro Boriçi”, për llogari të javës së 6-të të Superiores, ndërsa këtë fudjavë udhëtojnë drejt Rrogozhinës për t’u përballur me Egnatian.

Fitorja në Shkodër erdhi si “çlirim” për shkodranët, të cilët morën dhe 3 pikët e para të sezonin nën drejtimin e trajnerit të ri, Csaba Laszlo. Mirëpo, përpos dorës së këtij të fundit, duket se prapa kuintave qëndrojnë një tjetër skenar që ka çuar në këtë triumf të rëndësishëm të kuqebluve.

Presidenti i klubit, Alban Xhaferi, ka premtuar se do t’i shpërblejë futbollistët me 15 mijë euro nëse do të mposhtnin “blutë” kryeqytetas dhze tashmë që ky objektiv u realizua, lojtarët presin që thesi të hapet për të marrë shpërblimin e kësaj fitoreje.

Ngritja e moralit në një moment delikat për Vllazninë bën që skuadra të shohë përpara dhe të tentojë të ruajë këtë vazhdimësi për të hequr sadopak hijet e vazhdueshme që e kanë shoqëruar këtë fillim sezoni si dhe për t’u larguar nga vendet e poshtme të tabelës.

Duhet shtuar këtu se çështja e pagave ende shqetëson në kampin shkodran dhe po punohet maksimalisht në këtë drejtim që skuadra të rikthehet të funksionojë në harmoni të plotë dhe me ambicien për të “kthyer faqen” drejt një sezoni të gjatë dhe shumë sfidues.

 

Lexo gjithashtu