Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Merkato e verës shndërron Dinamon në “kantier”, si ka ndryshuar skuadra e Dajës me afrimet dhe largimet (EMRAT)

Shkruar nga NEWSPORT
Merkato e verës shndërron Dinamon në “kantier”, si ka
Skuadra e Dinamos dhe Ilir Daja

Ndonëse ka pasur “dalje me peshë” nga Dinamo në këtë merkato vere, klubi ka ditur të rikthejë “ekuilibrat” me lojtarë interesantë dhe premtues, aty ku eksperienca e trajnerit Ilri Daja ka pasur rolin e vetë.

I fundit që u largua nga “blutë” e kryeqytetit ishte Mustapha Koma, sot drejt kampionatit belg. Dejvi Bregu “tronditi” dinamovitët me zhvendosjen, pavarësisht se ishte thënë se do qendronte.

U mendua se do krijohej “hendek”, por që është mbyllur mjaft mirë, e demostruar në Conference League. Bernard Berisha iu bashku Tiranës.

Manellari, Ajzeraj, Silva-Richard, Ruçi, Përndreca, Hoxhallari dhe Alhassan përkojnë me afrimet, të cilët po japin rezultat në kohë të shkurtër, sidomos titullarët Përndreca me Manellari.

Drejtuesit kanë bërë punë të mirë edhe me “senatorët”, rinovimet me kapitenin Dita, për të vijuar me Aliji, Teqja, sikurse “blindimin” e Lorenco Vilës dhe Kirit.

Avancimi deri në këtë fazë të Conference League dhe shanset për të kapur grupet, janë “sinjal” i qartë se ekipi po funksionon, pavarësisht “rifreskimit” në reparte të ndryshme.   

DINAMO

RINOVIME

BRUNO DITA
LORENCO VILA
ALDO TEQJA
NASER ALIJI
TOMAS KIRI


AFRIME
ISI MANELLARI
ALMIR AJZERAJ
RUBEN SILVA-RICHARDS
ERJON HOXHALLARI
FABJAN PËRNDRECA (HUAZIM)
FLAMUR RUÇI
ADAMU ALHASSAN


LARGIME
DEJVI BREGU
MUSTAPHA KOMA
RUSTEM HOXHA (PENSIONIM)
BERNARD BERISHA

 

Poll

Lexo gjithashtu