Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

“Masakër e arbitrave”, zv.trajneri i Vllaznisë shpërthen pas barazimit me Elbasanin: Ndoshta na e bëjnë këtë sepse vijmë nga veriu i Shqipërisë

Shkruar nga NEWSPORT
“Masakër e arbitrave”, zv.trajneri i Vllaznisë
Ergi Borshi

Elbasani dhe Vllaznia kanë barazuar në ndeshjen e vlefshme për javën e dytë të “Abissnet Superiore”. Sfida e zhvilluar në stadiumin “Elbasan Arena”, përfundoi me shifrat 1-1. Pas këtij dueli ka folur edhe zv.trajneri i shkodranëve, Ergi Borshi. 

“Unë kam dalë këtu për respektin tuaj dhe të tifozëve. Është bërë një masakër ndaj Vllaznisë. Janë këta lojtarë dhe ne që nuk takojmë familjarët, shi, borë, nuk di çfarë të them. Është ngrënë mundi i lojtarëve dhe gjithë stafit. Nuk e di se çfarë i ka bërë Vllaznia Maletajt dhe Barjamajt. Ndoshta sepse është në veri të vendit.

Por duhen marrë masa. Ka filluar që tek kartoni i kuq për ndërhyrjen ndaj Mehmetit, deri tek anulimi i dy golave. Mund të anulonin edhe golin e parë Maletaj me Barjamajn. Kam dalë për hatër të djemve këtu, treguan të gjithë se kush janë. Thashë që ekipi do të reagonte. Kaq, nuk kam çfarë them më, faleminderit juve dhe natën e mirë”, tha Borshi.

Lexo gjithashtu