Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

“Lojtari i Ndeshjes” përballë Skënderbeut, Albanese e pranon: Sot ishte e vështirë, i lumtur me performancën time

Shkruar nga NEWSPORT
“Lojtari i Ndeshjes” përballë Skënderbeut, Albanese e
Alessandro Albanese

Egnatia ka fituar në shtëpi përballë Skënderbeut, në ndeshjen e vlefshme për javën e tretë të “Abissnet Superiore”. Sfida e zhvilluar në stadiumin “Arena Egnatia”, përfundoi 2-1. Pas këtij dueli ka folur "Lojtari i Ndeshjes", autori i golit të parë për kampionët, Alessandro Albanese. 

“Sezon i ri, por objektivat janë të njëjta. Do të vazhdojmë që të shtyjmë përpara dhe të shohim se çfarë do të ndodhë deri në fund të sezonit. Objektiv personal? Jam i lumtur me performancën time sot. Sigurisht edhe për skuadrën, më e rëndësishme është fitorja. Kështu duhet të ecim çdo fundjavë.

Sot, më vështirë se ç’pritej? Mendoj se ishte ndeshje e vështirë. Ne e prisnim që ky kundërshtar do të ishte i vështirë. Ishte e vështirë për të dyja ekipet, por ne gjetëm aksionin e fundit dhe ne e fituam ndeshjen, morëm 3 pikët”, tha Albanese.

Lexo gjithashtu