Dinamo ia doli të marrë një tjetër fitore mbrëmjen e sotme duke mposhtur Laçin, në shifrat 3-1. Pas duelit të zhvilluar në “Elbasan Arena”, ka folur edhe “Lojtari i Ndeshjes”, mbrojtësi e njëherësh kapiteni i dinamovitëve, Bruno Dita.
"Çfarë ndryshon sot nga Dinamo i edicioni të kaluar? Shpresojmë të mos ti bëjmë gabimet që kemi bërë, sidomos në fazën e tretë. Jemi ekip më i pjekur dhe e njohim njëri-tjetrin akoma dhe më shumë.
Çfarë duhet të përmirësohet më shumë? Mendoj se duhet të jemi më të qetë me topin. Sepse kundërshtarët presin në rastin e parë për të na sulmuar. Duhet të jemi më të qetë dhe shpresojmë ta rregullojmë në vazhdim.
Si lider, ti karikosh pak më shumë? Gjatë gjithë kohës jam munduar ti jap qetësi, sidomos në minutat e fundit. laçi na sulmoi sepse skishte çfarë të humbiste. Nuk duhet të na kapë paniku sepse ishim me një lojtar më shumë. Ne arritëm të fitonim dhe kjo ishte një gjë e mirë”, tha Dita.






