Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

“Lojtari është goditur 2-3 herë nga tifozët”, eksperti i moviolës ÇUDITET nga vendimi: Arbitri duhej t’i fuste ekipet në dhomat e zhveshjes

Shkruar nga NEWSPORT
“Lojtari është goditur 2-3 herë nga tifozët”,
Laçi - Vllaznia

Specialisti i moviolës në emisionin “Super Gol” në RTSH, ka hedhur më shumë “dritë” për precedentin që ndodhi në takimin Laçi – Vllaznia (2 - 0), java e 4-të në Abissnet Superiore:

“Në ndeshjen Laçi – Vllaznia, një tifoz goditi lojtarin Mehemti me shapkë në pjesëne parakrahut. Më pas Mehemti kthehet duke e sharë, nëse do ta quajmë kështu.

Ndoshta arbitrin shkon dhe tenton ta ruaj dhe lojtari vazhdon të ketë një komunikim verbal me tifozin. Tifozi është tifoz, do bëjë veprimin e tij, ashtu sic Cjapi mori masat për pjesën e tifozit.

Arbitri ishte mjaft afër me Mehmetin dhe po e dëgjonte, në mendimin tim, ai e ka sharë tifozin. Për arsyen, sepse aq afër sa është arbitri, nuk u çmend të jap karton të kuq kot.

Për mendimin tim, futbollisti e ka marrë me të drejtë kartonin e kuq për ofendim të tifozit. Përsa i takon tifozëve, duhej andalimi i lojës, si pasojë e mospajes së sigurisë dhe nxjerrjes së tifozëve jashtë.

Përsa i takon situatës, menaxhimi duhet të ishte ndryshe. Nëse arbitri mendon se nuk ka siguri nga tifozët, i merr të dyja ekipet dhe futën në dhomat e zhveshjes. Zbraset stadiumi dhe pastaj dalin prap. Unë mendoj se lojtari është goditur 2-3 nga tifozët me shapka”.     

Poll

Lexo gjithashtu