Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

“Lojtarët na duhen të shëndetshëm dhe të plotë”, Nevil Dede prag duelit me Laçin: Meritojnë respekt, nga kjo “armë” e tyre duhet të tregojmë kujdes

Shkruar nga NEWSPORT
“Lojtarët na duhen të shëndetshëm dhe të
Nevil Dede

Laci do të përballet me Egnatian në Kurbin, në ndeshjen e vlefshme për javën e 6-të të Superiores. Prag sfidës e cila do të luhet në Kurbin në orën 13:30, ka folur dhe trajneri i rrogozhinasve, Nevil Dede. 

Ndeshja me Laçin, në një moment ku çdo pikë ka rëndësinë e vetë. Si është gjendja e ekipit me dëmtime dhe pezullimet?

Pezullime shyqyr skemi akoma dhe shpresoj të mos kemi në asnjë moment. Ndërsa, sa i përket pjesës tjetër të shqetësimeve tona të lojtarëve, muskulare, shëndetësore, në këtë moment kemi, dihet, mungesa e Bakayokos tashmë është bërë publike me kohë. Do një kohë relativisht pak të gjatë. Ndërsa, sa i përket Fernandos po mundohemi ta trajtojmë në mënyrën e duhur që të mos ta sakrifikojmë para kohe. Nuk është se numri i lojtarëve na mungon, por duhet që në fund fare çdo lojtarë i yni të jetë i shëndetshëm dhe i plotë.

Laçi në fushën e vetë kërkon të imponojë lojë të fortë. Çfarë keni pikasur te kundërshtari dhe si mund të krijojë epërsi Egnatia?

Të jem i sinqertë, Laçi është një skuadër që meriton respekt. Jo për vetë faktin që gjithmonë në historikun e saj është një skuadër fushe dhe e fortë, por tani kanë edhe një grup të ri lojtarësh dhe shumë entuziasëm. Unë mendoj se pika më e fortë ajo është. Entuziasmi dhe dëshira që ata të tregojnë dhe të bëjnë mirë. Jo më larg se sa mbyllja e sezonit të kaluar ku ata u promovuan në Korçë, meritonin promovim nëpërmjet fitores përballë Skënderbeut. Tregon për seriozitetin, dëshirën, por mbi të gjitha për mënyrën se si ata duan të imponohen dhe të shprehen në futbollin shqiptar. Unë mendoj se entuziasmi dhe cilësia, duke u ndërthurur me moshën e tyre të re dhe me fushën e tyre që besoj se deri diku e kanë armën e tyre të fortë. Këto janë elementët kryesor që ne duhet të kemi kujdes.

Egnatia ka ndërtuar identitetin e saj, sa pranë niveli është skuadra që ju kërkoni?

Mendoj që perfekti nuk arrihet kurrë. Çdo ditë duhet të këmbëngulim bashkë me djemtë për të rregulluar ose përmirësuar çdo element tonin. Deri në fund të gjësë, si unë si djemtë, pra futbollistët për sa kohë do të jemi kontribues te Egnatia do të mundohemi të përmirësohemi çdo ditë. Këmbëngulja dhe përulësia jonë do të jetë ajo armë që ne duhet të paraqesim çdo ditë në stërvitje dhe ta përkthejmë në ndeshje dhe të ruajmë atë standard që ne mundohemi ta rrisim çdo ditë.

Sa e vështirë është për ju si trajner të ruani ekuilibrin mes lojës sulmuese dhe kujdesit për të mos i dhënë kundërshtarit hapësira?

Kjo ha diskutim gjithmonë. Diskutim që kur është shpikur futbolli. Nuk dua të bëhem i lodhshëm. Rëndësi ka që të fitojmë një gol më shumë se kundërshtari. Normalisht që trajnerit si vjen mirë kurrë kur merr një goditje në portë, jo më të marrë një gol. Ekuilibri apo struktura e skuadrës është gjëja më e rëndësishme për mua dhe besoj që djemtë tani janë koshient që na pret një rrugëtim i fortë, i gjatë por edhe i rëndësishëm për ne. Dhe ata janë shumë seriozë në këtë gjë dhe po mundohemi çdo ditë për të rregulluar edhe gjërat më të imëta dhe specifike. Se sa do ia dalim, në fund fare djemtë do ta tregojnë nesër në fushë”, tha Dede.  

Lexo gjithashtu