Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

VIDEO/ Skënderbeu i jep fund “thatësirës”, ekipi korçar mposht me përmbysje Elbasanin! Vendimtar Bismark

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Skënderbeu i jep fund “thatësirës”, ekipi
Skënderbeu - Elbasani

Skënderbeu, i drejtuar nga Julian Ahmataj, ka marrë fitoren e parë në Abissnet Superiore, teksa triumfoi 2 – 1 ndaj Elbasanit në Korçë, java e 7-të. Vendimtar te “Ujqërit” ishte sulmuesi Bismark, autor i dopietës.

Goli i parë i ndeshjes erdhi në minutën e 41-të me Mazarin, pas një pasimi të pavullnetshëm nga Nikaj. Pak çaste më vonë, Skënderbeu gjeti baraspeshën me Bismarkun.

Në fraksionin e dytë, vendasit ishin ndjeshëm më kërkues, ndërsa u “shpërblyen” me golin e Bismarkut në minutën e 78-të. Me këtë sukses, ekipi korçar ngjitet në vendin e 7-të me 6 pikë, duke zbritur Partizanin në fund të tabelës.

Skënderbeu 2 – 1 Elbasani (Bismark 45+2', 78' / Mazari 41')

90+' - Përfundon ndeshja, fiton Skënderbeu.

78’ – Bismark përmbys i vetëm Elbasanin, shënon sërish për Skënderbeun.

73’ – Naser bën më të vështirën, shpërdoron rastin përballë portierit Aleksovski.

46' - Nis pjesa e dytë.

45+2’ – Mbyllet pjesa e parë.

45+2’ – Gafa e portierit Aleksovski në dalje, Bismarku dyfishon rezultatin.

41’ - Pasimi i pavullnetshëm i Nikajt u kthye në asist për Mazarin. Zhbllokohen shifrat, Elbasani në avantazh me një gol të çuditshëm.

31' - Rast shumë i mirë për Skënderbeun, por nuk shfrytëzohet në "zemë" të zonës mike.

1’ – Shkelmohet topi në stadiumin “Skënderbeu”.

Abissnet Superiore: Java e 7-të

Stadiumi: “Skënderbeu”

Arbitër: Florian Lata

FORMACIONET ZYRTARE:

VIDEO/ Skënderbeu i jep fund “thatësirës”, ekipi
 

 

Lexo gjithashtu