Skënderbeu 0 – 1 Dinamo (Farruku 90+2')
Dinamo ka fituar mbrëmjen e sotme ndaj Skënderbeut, në ndeshjen e vlefshme për javën e dytë të “Abissnet Superiore”. Sfida e zhvilluar në “Elbasan Arena”, përfundoi me shifrat 0-1.
Si fillim, dinamovitëve iu anuluan dy gola. Si fillim u anulua rrjeta e tundur nga Malomo në minutën e 18-të, ndërsa në të 60-tën, u bë i pavlefshëm supergoli i Lorenco Vilës.
Vlen të përmendet se ekipi i Ilir Dajës mbeti me 10 lojtarë në minutën e 88-të, për shkak të një kartoni të dytë të verdhë, të marrë nga Eridon Qardaku. Goli i fitores erdhi në minutën e 92-të, me autor Florenc Farrukun.
Kështu, Dinamo merr 3 pikë e para këtë sezon dhe shkon në vendin e 5-të. Në krahun tjetër me 1 pikë, Skënderbeu mbetet i 8-ti në tabelën e klasifikimit.
“Abissnet Superiore”: Java 2
Stadiumi: “Elbasan Arena”
Arbitër: Erjon Bastari
FORMACIONET ZYRTARE:
SKËNDERBEU: Alia, Lagonidis, Diallo, Bismark, Vangjeli, Janaqi, Drame, Grazhdani, Musa, Shaqe, Amadou. Trajner: Julian Ahmataj.
DINAMO: Teqja, Ismaili, Dita, Hoxhallari, Përndreca, Malomo, Qefalija, Meta, Vila, Berisha, Silva-Richard. Trajner: Ilir Daja.
NDESHJA:
90+7' Mbyllet 0-1 ndeshja.
90+2' GOL DINAMO! Shënon Farruku.
88' Dinamo me 10 lojtarë. Qardaku merr kartonin e dytë të verdhë pas simulimit.
79' Goditje e bukur nga Nasr, por Teqja në gatishmëri.
60' Supergol nga Lorenco Vila, VAR-i ia anulon përsëri golin Dinamos.
46' Nis pjesa e dytë.
45+3' Mbyllet 0-0 pjesa e parë.
36' Zëvendësim i detyruar për Dinamon. Largohet i dëmtuar kapiteni Dita, vendin e tij e merr Alhassan.
18' Dinamo shënon me Malomo, por goli anulohet për pozicion të parregullt.
8' Super Teqja, portieri i Dinamos bën heroin.
4' Dinamo shfaqet rrezikshëm në zonë me Vilën, pret Alia.
1’ Shkelmohet topi i parë në “Elbasan Arena”, nis sfida mes Skënderbeut dhe Dinamos.






