Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

VIDEO/ Dy gola të anuluar në “frymën e fundit”, Elbasani ia hedh “paq” përballë Vllaznisë së pafat, Edi Martini e pëson me karton të kuq

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Dy gola të anuluar në “frymën e fundit”,
Elbasani - Vllaznia

Elbasani 1 – 1 Vllaznia (Hebaj 75' / Murataj 18')

Elbasani dhe Vllaznia kanë barazuar në ndeshjen e vlefshme për javën e dytë të “Abissnet Superiore”. Sfida e zhvilluar në stadiumin “Elbasan Arena”, përfundoi me shifrat 1-1.

Golin e parë e shënuan miqtë që në minutën e 18-të, me anë të Edon Muratajt. Ndërsa për të barazuar shifrat mendoi sulmuesi shkodran i Elbasanit, Rubin Hebaj në të 75-tën. Vlen të përmendet se shkodranëve iu anulua dy gola, në minutën e 90-të dhe 96-të, të cilët u shënuan nga Tafili dhe Musta.  

Ky është barazimi i dytë për të dy ekipet në këtë sezon të ri. Vllaznia me 2 pikë mban vendin e katërt, ndërsa në vendin e 5-të po me 2 pikë është Elbasani, për shkak golavarazhi.

“Abissnet Superiore”: Java 2
Stadiumi: “Elbasan Arena”
Arbitër: Dorjan Maletaj

FORMACIONET ZYRTARE:
ELBASANI: Aleksovski, Lulaj, Lila, Gjini, Boriçi, K.Kasa, Deliu, Abbas, Tresa, Hebaj, Nikaj. Trajner: Ivan Gvozdenovic.
VLLAZNIA: Avram, Pusi, Latifi, Dwumfour, Bardhi, Musta, Dros, Mehmeti, Bizi, Murataj, Balaj. Trajner: Edi Martini.

NDESHJA:
90+9' Mbyllet 1-1 ndeshja.
90+6' Shënon edhe Musta, tjetër gol i anuluar për Vllazninë.

89' GOL VLLAZNIA! Shënon Tafili, por goli anulohet për offside.

75' GOL ELBASANI! Shënon Hebaj.

61' Shpërdoron Murataj, nuk e shënon dot golin e dytë.

47' Super rast për Elbasanin, gabon Bruno Lulaj.

46' Nis pjesa e dytë.
45+4' Mbyllet 0-1 pjesa e parë.
37' Deliu rrëzohet brenda zonës shkodrane, kërkohet penallti.

34' Ndërhyrje e ashpër nga Abbas në dëm të Mehmetit, te Vllaznia kërkojnë karton të kuq, por gjyqtari e ndëshkon me të verdhë.

28' Portieri Aleksovski gabon dhe i jep topin Dros, mesfushori i Vllaznisë i afrohet golit.

18' GOL VLLAZNIA! Shënon Murataj.


16' Tjetër rast për Elbasanin, Nikaj gabon përballë portierit.

15' Krosim i bukur në zonë, Rubin Hebaj humbet shansin e artë.

1’ Shkelmohet topi i parë, nis supersfida mes Elbasanit dhe Vllaznisë.

Lexo gjithashtu