Egnatia 2 – 1 Skënderbeu (Albanese 14', Loukili 84' / Nasr 34')
Egnatia ka fituar në shtëpi përballë Skënderbeut, në ndeshjen e vlefshme për javën e tretë të “Abissnet Superiore”. Sfida e zhvilluar në stadiumin “Arena Egnatia”, përfundoi 2-1.
Golat për rrogozhinasit u shënuan nga Albanese dhe Loukili. Ndërsa golin e vetëm për miqtë nga Korça, e shënoi Nasr me një penallti, por që rezultoi vetëm statistikore.
Kështu, kampionët në fuqi vazhdojnë të jenë në krye të tabelës me 9 pikë pas 3 ndeshjesh. Në krahun tjetër me 1 pikë, Skënderbeut mbetet në vendin e parafundit (9-të).
“Abissnet Superiore”: Java 3
Stadiumi: “Arena Egnatia”
Arbitër: Kreshnik Cjapi
FORMACIONET ZYRTARE:
EGNATIA: Dajsinani, Smajli, Sota, Ajeti, Aliyev, Yago, Kryeziu, Aleksi, Bakalli, Albanese, Montenegro. Trajner: Nevil Dede.
SKËNDERBEU: Alia, Lagonidis, Nasr, Bismark, Vangjeli, Janaqi, Drame, Grazhdani, Musa, Shaqe, Amadou. Trajner: Julian Ahmataj.
LIVE:
90+5' Mbyllet 2-1 ndeshja.
84' GOL EGNATIA! Shënon Loukili.
65' Te Egnatia kërkojnë penallti, gjyqtari Cjapi thotë "JO".
54' Skënderbeu i afrohet golit të dytë, Dajsinani protagonist.
46' Nis pjesa e dytë.
45+5' Mbyllet 1-1 pjesa e parë.
45' Super rast për Egnatian, Alia kthehet në hero.
34' GOL SKËNDERBEU! Shënon Nasr.
14' GOL EGNATIA! Shënon Albanese.
1’ Shkelmohet topi i parë në Rrogozhinë, nis dueli mes Egnatias dhe Skënderbeut.






