Laçi 0-2 Egnatia (Loukili 81', Diabate 89')
Egnatia ka mposhtur Laçin, në sfidën e vlefshme për javën e 6-të të “Abissnet Superiore”. Ndeshja e zhvilluar në Kurbin, përfundoi 0-2 në favor të kurbinasve.
Pasi pjesa e parë u mbyll në barazim pa gola, Egnatia mundi të shënonte vetëm në minutat e fundit. Ishte fillimisht Loukili që çoi të tijët në epërsi në minutën e 81-të nga pika e bardhë e penalltisë. Duhet thënë se Loukili shënoi fillimisht në minutën e 75-të, por pas rishikimit, penalltia u përsërit.
Goli i dytë dhe ai vendimtari erdhi nga Diabate në minutën e 89-të që solli edhe fitoren e Egnatias në këtë transfertë delikate. Me këtë sukses, rrogozhinasit i afrohen Teutës kryesuese duke ulur “hendekun” në vetëm 1 pikë, ndërsa Laçi shkon në vendin e 5-të në kuotën e 7 të tillave.
“Abissnet Superiore”: Java 6
Stadiumi: Stadiumi “Laçi”
Arbitër: Dorjan Maletaj
FORMACIONET ZYRTARE:
LAÇI: Guri; Azizi, Kurti, Tola, Bibo, Samuel, Ajazi, Traore, Nerguti, Stafa, Ndubuisi. Trajner: Qatip Osmani.
EGNATIA: Dajsinani; Adjessa, Aleksi, Albanese, Kryeziu, Loukili, Jaime, Ajeti, Yago, Bakalli. Trajner: Nevil Dede.
NDESHJA:
90'+10 Mbyllet ndeshja, Laçi 0-2 Egnatia.
90' Akordohen 10 minuta shtesë.
89' GOL EGNATIA! Shënon Diabate.
81' Pas gabimit në tentativën e parë, Loukili gjen rrugën e rrjetës dhe kalon në epërsi Egnatian.
75' Shënon Egnatia, por penalltia përsëritet për parregullsi.
72' Penallti për Egnatian, faull ndaj Ildi Grudës.
60' Goditje potente nga Bibo, lojtari i Laçit ndihmohet nga mbrojtësi i Egnatias, por ndalet nga shtylla.
45' Nis pjesa e dytë.
45'+1 Mbyllet pjesa e parë.
45' Sërish pretendime nga Laçi, këtë herë kërkohet kartoni i dytë i verdhë për kapiteni Aleksi pas ndërhyrjes.
42' Pretendime për 11-metërsh te Laçi, arbitri vazhdon lojën pas konfirmimit në kufje.
34' Albanese tenton goditjen, asnjë rrezik për portën e kurbinasve.
20' Provon Nerguti te Laçi, tentativa e tij shkon jashtë kuadratit.
1’ Dëgjohet vërshëllima e kryesorit, starton sfida mes Laçit dhe Egnatias në Kurbin.






