Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

VIDEO/ Elbasani dhe Vora mjaftohen me një pikë, mbyllet në barazim sfida në “Elbasan Arena”

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Elbasani dhe Vora mjaftohen me një pikë, mbyllet në
Elbasani - Vora

Elbasani 1-1 Vora (Mazari 22'/ Karrica 45'+3) 

Elbasani dhe Vora janë ndalur në barazimin 1-1, në ndeshjen e vlefshme të javës së 6-të të Superiores.

Të dyja skuadrat e gjetën rrugën e rrjetës brenda 45 minutave të para, ku ishte fillimisht Mazari që shënoi për verdheblutë, përpara se Karrica të rikthente sfidën në baraspeshë pak minuta para fundit të pjesës së parë.

Edhe pse pati këmbëngulje nga të dyja ekipet në fushë për të gjetur golin e fitores, rezultati mbeti i pandryshuar deri në fund, duke bërë që të ndahen me një pikë nga kjo përballje.

Me këtë rezultat, Elbasani kap vendin e 4-të, në kuotën e 7 pikëve, ndërsa Vora mbetet e 7-ta në klasifikim me 5 pikë në total. 

“Abissnet Superiore”: Java 6

Stadiumi: “Elbasan Arena”

Arbitër kryesor: Daniel Vrapi 

FORMACIONET ZYRTARE:

ELBASANI: Aleksovski; Lila, Lulaj, Epitaux, Antovski, Abbas, Boriçi, Mazari, Tresa, Nikaj, Hebaj. Trajner: Ivan Gvozdenovic.

VORA: Harizaj; Zuna, Shiba, Karrica, Pedro, Dalipi, Frroku, Halabaku, Shehi, Gjyla, Dionellis. Trajner: Arjan Bellai. 

 

NDESHJA:

90'+4 Mbyllet ndeshja, Elbasani 1-1 Vora. 

Nis pjesa e dytë.

45'+3 Mbyllet pjesa e parë.

45'+3 GOL VORA! Shënon Karrica për golin e barazimit. 

45' Akordohen 3 minuta shtesë. 

28' Elbasani i afrohet golit të dytë, Mazari nuk gjen koordonimin e duhur me shokun e skuadrës dhe rasti nuk shfrytëzohet.

22' GOL ELBASANI! Shënon Mazari. 

1' Dëgjohet vërshëllima e kryesorit, starton Elbasani -Vora.

 

 

Lexo gjithashtu