Dinamo e drejtuar nga Ilir Daja, ia doli të marrë fitore 4 – 2 kundër Partizanit në derbin e kryeqytetit, ndeshje në kuadrin e javës së 4-të, Abissnet Superiore.
Goli i parë i përballjes erdhi në minutën e 11-të me Hekuran Berishën, pas gabimit të Buxhelaj në largimin e topit. 3 minuta më vonë, Aliu barazoi shifrat, inkursion i shpejtë në krah dhe diagonale rezultative.
Por “blutë” e kryeqytetit nuk e humbën “busullën”, duke kaluar në epërsi me Hoxhallarin, goditje e saktë me kokë. Rrjeta e Silva-Richard në minutën e 34-të, i vuri “kapak” pjesës së parë 3 – 1 për Dinamon.
“Demat e Kuq” e nisën me finalizim spektakolar fraksionin e 2-të, eurogoli i Fadairo-s. Por kaq, Dinamo mbylli “hesapet” me rrjetën e Qardaku-t.
Partizani 2 – 4 Dinamo (Aliu 14', Fadairo 49'/H.Berisha 11', Hoxhallari 30', Silva-Richard 34', Qardaku 78')
90' - Dinamo fiton 4 - 2 ndaj Partizanit, mbyllet derbi i kryeqytetit.
78' - Qardaku i vë "kapak" derbi, vjen goli i 4-të te "blutë".
49 - “Çmenduri” nga Fadario, ngushtohen shifrat në derbi.
46' - Starton pjesa e dytë.
45+2' - Mbyllet pjesa e parë.
34’- Ekipi dinamovit “shtrin në tapet” Partizanin, goli i Silva-Richard.
30’ - Hoxhallari i saktë me kokë, kalon në epërsi Dinamo.
14’ – Nisje e shpejtë e topit, Aliu merr bukur krahun dhe mposht portierin Teqja në diagonale.
11’ - Buxhelaj gabon në largimin e topit, Hekuran Berisha shfrytëzon shansin dhe zhbllokon shifrat.
1’ - Shkelmoheti topi në stadiumin “Vora”, nis ndeshja Partizani - Dinamo.
FORMACIONET ZYRTARE:
PARTIZANI: Qirko; Buxhelaj, Vata, Mija, Marku, Murataj, Doumbia, Human, Fadairo, Bintsouka, Aliu
Trajner: Florin Bratu.
DINAMO: Teqja; Ismaili, Hoxhallari, Dita, Aliji, Meta, Qefalija, Vila, Silva-Richards, Berisha, Malomo.
Trajner: Ilir Daja.
Abissnet Superiore: Java e 4-të
Stadiumi: “Vora”
Arbitër: Juxhin Xhaja






