Tirana 1-0 Laçi (Daci 78')
Tirana ka mposhtur Laçin, në ndeshjen e vlefshme për javën e 7-të të “Abissnet Superiores”. Sfida e zhvilluar në stadiumin e Vorës, u mbyll 1-0 në favor të bardhebluve.
Pjesa e parë u mbyll me rrjeta të paprekura, pavarësisht se dy skuadrat patën rastet e tyre për të shënuar. Mirëpo, nuk u treguan aq efikase për të shënuar golin e parë.
Në 45 minutat “finale”, Tirana futet në ritmin e rasteve dhe provon të zhbllokojë shifrat. Pas disa episodeve ku dy gola iu anuluan për pozicion të parregullt, Eridon Daci shfaqet në skenë dhe i ardhur nga stoli i sjell epërsinë të tijëve. Bardheblutë gjejnë dhe golin e dytë përmes Berishës, por sërish, aksioni nuk vlen për shkak të pozicionit jashtë loje.
1-0 mbyllet kjo ndeshje, me Tiranën e Klafuriç që merr tre pikët e radhës në kampionat. Momentalisht, kryeqytetasit mbajnë kuotën e 11 pikëve në vendin e 4-të, një pikë më pak se Dinamo e renditur një pozicion më sipër. Sa i takon Laçit, kurbinasit shkojnë në vendin e 6-të në kuotën e 7 pikëve.
“Abissnet Superiore”: Java 7
Stadiumi: “Stadiumi FK VORA”
Arbitër: Egli Spahiu
FORMACIONET ZYRTARE:
TIRANA: Bekaj; Ilievski, Colley, Stanic, Ndong, Krymi, Qerimaj, Hazrollaj, Alvarez, Berisha, Kis. Trajner: Dean Klafuriç.
LAÇI: Biba; Gamara, Kurti, Stafa, Azizi, Cena, Nerguti, Tola, Bibo, Ajazi, Traore. Trajner: Qatip Osmani.
LIVE:
90' Akodrohen 4 minuta shtesë.
80' Shënon sërish Tirana, por goli anulohet për pozicion të parregullt.
78' GOL TIRANA! Shënon Daci.
74' Kalaj teston mbrojtjen bardheblu, topi i largohet në limitet e aksionit individual.
68' Sërish e pafat Tirana, Kis shën me portën e zbrasët, aksioni anulohet për të njëjtën arsye.
63' Tirana gjen golin, por anulohet për pozicion të parregullt.
45' Nis pjesa e dytë
45'+1 Mbyllet pjesa e parë.
45' Akordohet vetëm një minutë shtesë.
7' Aksion premtues te Tirana, Stafa gati sa nuk rrezikon autogolin.
1' Dëgjohet vërshëllima e kryesorit, nis sfida mes Tiranës dhe Laçit.






