Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

VIDEO/ Laçi ia del në derbin e veriut që zgjati 109 minuta, shkodranët nuk dinë të “ngrenë kokë” dhe konfirmojnë momentin e keq

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Laçi ia del në derbin e veriut që zgjati 109 minuta,
Laci - Vllaznia

Laçi 2-0 Vllaznia (Cena 50', Traore 88')

Laçi ka mposhtur Vllazninë në derbin e veriut, në ndeshjen e vlefshme të javës së katërt të “Abissnet Superiore”. Dueli i zhvilluar në Kurbin përfundoi me rezultatin 2-0.

Pasi 45 minutat e para u mbyllën me rrjetat e paprekura, fraksioni i dytë nisi “furishëm” për kurbinasit të cilët gjetën golin e avantazhit përmes Orgi Cenës në minutën e 50-të. Në të 74-tën, Vllaznia mbetet me një lojtar më pak pas daljes me të kuq të mesfushorit Adrian Mehmetit, duke ndërlikuar gjithçka për shkodranët.

Menjëherë pasi ndeshja rinis pas ndërprerjes disa minutëshe, Laçi “godet” sërish rivalin me Traoren. Sulmuesi gjendet saktë në zonë dhe ndëshkon kuqeblutë në minutën e 89-tën.

Duhet thënë se ndeshja u ndërpre për disa minuta, kjo edhe për shkak të hedhjes së një sendi në fushën e lojës, çfarë solli dhe largimin e tifozëve në një pjesë të tribunës. Kështu, Laçi rikthehet te fitorja duke shkuar në kuotën e 7 pikëve në vendin e katërt në klasifikim. Vllaznia në anën tjetër qëndron në “ujëra të turbullt” duke mbetur e dyta nga fundi me vetëm 2 pikë.

“Abissnet Superiore”: Java 4

Stadiumi: “Laçi”

Arbitër: Kreshnik Cjapi 

 

FORMACIONET ZYRTARE:

LAÇI: Guri; Azizi, Kurti, Tola, Bibo, Ajazi, Gamarra, Traore, Nërguti, Stafa, Ndubuisi. Trajner: Qatip Osmani.
VLLAZNIA: Avram; Gurishta, Dulysse, Dwumfour, Musta, Qato, Mehmeti, Dros, Bizi, Balaj, Murataj. Trajner: Ergi Borshi.

NDESHJA:

90'+19 Mbyllet ndeshja, Laçi 2-0 Vllaznia. 

90' Akordohen 19 minuta shtesë.

90' Ka nervozizëm në fushë, Cjapi shkon të qetësojë situatën.

88' GOL LAÇI! Shënon Traore. 

82' Prej disa minutash, ndeshja është ndërprerë për shkak të një objekti të hedhur në fushë. Kryesori Cjapi kërkon boshatisjen e një pjese të tribunës.

71' Karton i kuq për Adnard Mehmetin, Kreshnik Cjapi nuk ka asnjë dyshim për vendimin e marrë. Ndërlikohet ndeshja për Vllazninë.

50' GOL LAÇI! Shënon Cena.

47' Shans i mirë për Laçin, por nuk shfrytëzohet nga Bibo.

45' Nis pjesa e dytë.

45'+1 Mbyllet pjesa e parë. 

45' Akordohet një minutë shtesë. 

41' Ka pretendime për top të prekur me dorë në zonë, kryesori vazhdon lojën.

1' Shkelmohet topi i parë në Kurbin, nis derbi i veriut mes Laçit dhe Vllaznisë.

 

Poll

Lexo gjithashtu