Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

VIDEO/ Elbasani i jep fund “thatësirës” në Superiore, verdheblutë “thyejnë” kampionët e Egnatias

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Elbasani i jep fund “thatësirës” në Superiore,
Elbasani - Egnatia

Elbasani ka marrë fitoren e parë për këtë sezon në Superiore, teksa mposhtën 2 – 1 kampionët e Egnatias, ndeshje e vlefshme për javën e 4-të.

Që në minutat e para, verdheblutë e drejtuar nga Ivan Gvozdenovic treguan dëshirë dhe vullnet të madh për të rrezikuar portën rivale.

Të 3 golat u shënuan brenda 6 minutash. Fillimisht Nikaj hapi “llogaritë” e ndeshjes në minutën e 41-të. Pak momente më vonë, Egnatia barazoi me Montenegro-n.

Kur u mendua se pjesa e parë do mbyllej në “paqe”, Nikaj i dha sërish epërsinë Elbasanit, minuta e 45+2’. Në pjesën e dytë, vendasit kërkuan penallti për prekjen me dorë në zonë nga lojtari i Egnatias, por arbitri lejoi vazhdimin e lojës. Si përfundim, gjithçka u mbyll 2 – 1 për Elbasanin.  

Elbasani 2 – 1 Egnatia (Nikaj 41', 45+2'/ Montenegro 44')

90+4' - Përfundon ndeshja, Elbasani fiton 2 - 1 ndaj Egnatias.

60’ - Prekje me dorë të topit në zonë nga lojtari i Egnatias, trajneri Gvozdenovic “tërbohet” me vendimin e arbitrit.

46' - Nis fraksioni i dytë i ndeshjes.

45+3' - Mbyllet pjesa e parë.

45+2’ – Nikaj “pa frena”, sërish në avantazh Elbansani.

44’ – Reagimi i shpejtë nga Egnatia, barazon Montenegro.

41’ – Nikaj zhbllokon shifrat, vendasit kalojnë në epërsi.

17’ - Probleme fizike për Bitrin, largohte nga fusha mes dhimbjesh.

11’ - Albanese rrëzohet brenda zonës nga Boriçi, arbitri lejon vazhdimin e lojës.

1’ – Nis ndeshja Elbasani – Egnatia në stadiumin “Elbasan Arena”.

 

FORMACIONET ZYRTARE:

ELBASANI: Aleksovski, Boriçi, Diallo, Epitaux, A.Diallo, Kasa, Lila, Lulaj, Mazari, Nikaj, Tresa.

Trajner: Ivan Gvozdenovic.

EGNATIA: Dajsinani, Ajetovikj, Albanese, Aleksi, Bitri, Duka, Gruda, Loukili, Ndreca, Smajli, Sota.

Trajner: Nevil Dede.

Abissnet Superiore: Java e 4-të

Stadiumi: “Elbasan Arena”

Poll

Lexo gjithashtu