Është duke u zhvilluar momentalisht sfida mes Tiranës dhe Laçit në stadiumin e Vorës, e vlefshme për javën e 7-të të “Abissnet Superiore”, momentalisht 0-0.
Ajo çfarë ka rënë në sy është qëndrimi për një kohë shumë të shkurtër i “Tirona Fanatics”, tifozerisë së skuadrës së Tiranës, shkak i protestave që po mbahen në kryeqytet prej 5 ditësh.
Me një banderolë në të cilën shkruhet “Kur padrejtësia bëhet ligj, rezistenca bëhet detyrim”, ultrasit e Tiranës kanë zgjedhur që të braktisin këtë përballje për t’u përfshirë në rezistencën disaditore të studentëve që ka përfshirë të gjitha qytetet në Shqipëri.
Kujtojmë se krahas tifozëve të Tiranës, një qëndrim të tillë kanë mbajtur dhe tifozët e tjerë ultras të skuadrave të tjera si “Ultras Guerrils” te Partizanit, “Arrakat Boys” të Elbasanit dhe ata nga Shkodra.






