Dinamo ndodhet në momentin e saj më të mirë dhe kjo falë punës dinjitoze të trajnerit Ilir Daja. Momentalisht në një pozicion të favorshëm për të prekur historinë për të disatën herë në grupet e Conference League, ndërsa i drejtohet gjithashtu sezonit në Superiore me ambicien për të rikthyer skuadrën në pretendente për titull.
Ndeshja e parë do të luhet të enjten përballë Pafos në orën 21:00 në stadiumin “Elbasan Arena”. Për këtë përballje, trajneri sheh që grupi i lojtarëve po konsolidohet, ndërsa rikthimi i Ibrahjm Mustafa i jep një tjetër “puls” ritmit të dinamovitëve. Po ashtu, edhe fakti që Bakary Goudiaby ka rimenduar sërish qëndrimin te Dinamo “çliron” në njëfarë mënyre Dajën.
Sakaq, për teknikun duhen ende lëvizje në merkato, pasi nevoja thërret për transferimin e një mbrojtësi dhe mesfushori, pozicione ku Daja kërkon t’i mbulojë me lojtarë cilësor dhe që i përshtaten skemës së tij.






