Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Klafuriç “freskon” sulmin pas derbit, Osmani me ndryshime të pakta (FORMACIONET ZYRTARE Tirana – Laçi)

Shkruar nga NEWSPORT
Klafuriç “freskon” sulmin pas derbit, Osmani me ndryshime
Tirana - Laçi

Duke filluar prej orës 13:30, Tirana dhe Laçi do të zbresin në fushë për t'u përballur me njëra-tjetrën për llogari të javës së 7-të të Superiores.

Dy trajnerët, Dean Klafuriç dhe Qatip Osmani kanë bërë dhe zgjedhjet e tyre sa i takon formacionit me të cilin do ta nisin këtë përballje që prej minutës së parë. Te bardheblutë vihen re disa ndryshime në sulm ku Berisha e nis titullar në vend të Xhixhës.

Po ashtu, shihen në rreshtim edhe Kis me Alvarez zënë vendin e tyre pasi në derbi u futën nga stoli. Sa i takon kurbinasve, i vetmi ndryshim është ai i portierit ku Biba e nis në katërkëndësh.

FORMACIONET ZYRTARE: 

TIRANA: Bekaj; Ilievski, Colley, Stanic, Ndong, Krymi, Qerimaj, Hazrollaj, Alvarez, Berisha, Kis. Trajner: Dean Klafuriç.

LAÇI: Biba; Gamara, Kurti, Stafa, Azizi, Cena, Nerguti, Tola, Bibo, Ajazi, Traore. Trajner: Qatip Osmani.

Lexo gjithashtu