Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

“Klafuriç duhet të ikë nga Tirana”, ish-lojtari i bardhebluve jep deklaratën e FORTË për trajnerin kroat

Shkruar nga NEWSPORT
“Klafuriç duhet të ikë nga Tirana”, ish-lojtari i
Dean Klafuriç

Ish-mbrojtësi i Tiranës, Rezart Dabulla, ka bërë një analizë të skuadrës aktuale të bardhebluve nën drejtimin e Klafuriç, ndërsa ka qenë i ftuar në emisionin “Mega Sport” në A2CNN.

“Për mua, ky (Klafuriç) duhet të ikë. Partizanin e rrahu vetë, nuk e mposhti Tirana. Për sa i takon ekipit, ka lojtarë të mirë, puna është se luan keq.

Edhe luan në fushën e saj, edhe në transfertë. Anjëri nuk e di se çfarë formacioni ka Tirana. Justifikimi i Klafuriç është se nuk ka Xhixhën. Po kush ta ka fajin!

Ky do kohë të adaptohet deri në fund të kampionatit. A ka kohë Tirana të presë aq gjatë? Klafuriç e ka CV-në shumë të mirë. Aftësinë e tij nuk e ka shfaqur ende te ne dhe nëse do ta shfaqë apo jo, nuk e dimë”.

Lexo gjithashtu