Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Kërkohet maksimumi i pikëve, Teuta “ndez motorët” prag sfidës me Dinamon

Shkruar nga NEWSPORT
Kërkohet maksimumi i pikëve, Teuta “ndez motorët”
Teuta

Teuta ka mbyllur mbrëmjen e sotme stërvitjen e fundit në “Niko Dovana” dhe pritet të udhëtojë me përqëndrimin maksimal në sfidën që të luajnë përballë Dinamos në “Elbasan Arena”.

“Djemtë e Detit” shfaqen të “karikuar” për këtë përballje, me motivin e vetëm për të tentuar maksimumin e pikëve dhe marshin drejt titullit, ambicie që po konfirmohet nga ndeshja në ndeshje.

Durrsakët gjejnë një Dinamo të “plagosur” pas asaj humbje në Shkodër me Vllazninë. Mirëpo, “djemtë” e Edlir Tetovës nuk duan të nënvlerësojnë askënd përtej formës që gëzojnë dhe shihen gati të futen me “arsenalin” e duhur për 3 pikët e radhës në Superiore.

Lexo gjithashtu