Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

“Kemi përballë një kundërshtar që po kryeson kampionatin”, Ilir Daja e thotë troç: Jemi të detyruar të fitojmë, zbresim në fushë për maksimumin

Shkruar nga NEWSPORT
“Kemi përballë një kundërshtar që po kryeson
Ilir Daja

Dinamo do të përballet me Teutën ditën e nesërme, në ndeshjen e vlefshme të javës së 7-të të “Abissnet Superiore”. Prag sfidës që do të luhet në stadiumin “Elbasan Arena”, foli për mediat trajneri i dinamovitëve, Ilir Daja.

“Kemi një ndeshje të fortë nesër, duke parë që përballë kemi një kundërshtar që ka treguar stabilitet në këto javë të para dhe është kryesues i kampionatit. Duke respektuar kundërshtarin që kemi përballë, jemi të detyruar të rikthehemi te fitorja. Ne do të zbresim në fushën e lojës për të marrë maksimumin.

Kemi punuar shumë për këtë ndeshje dhe lojtarët me të cilët kemi punuar këtë javë do të japin maksimumin. Sot kemi zhvilluar seancën e fundit stërvitore. Lojtarët që do ta nisin ndeshjen nga minuta e parë kanë punuar shumë mirë dhe shpresoj që skuadra të tregojë në fushën e lojës atë që kemi përgatitur me seriozitet gjatë seancave stërvitore”, tha Daja.

Lexo gjithashtu