Elbasani dhe Vllaznia kanë barazuar në ndeshjen e vlefshme për javën e dytë të “Abissnet Superiore”. Sfida e zhvilluar në stadiumin “Elbasan Arena”, përfundoi me shifrat 1-1. Pas këtij dueli ka folur edhe trajneri i “verdhebluve”, Ivan Gvozdenovic.
“Me fat sot? Ndoshta mund të them me fat, nëse shohim 5 minutat e fundit. Por nëse bëjmë analizë nga fillimi, s’jam dakord për këtë. Është shumë e vështirë të them ku e vendos Elbasanin, por kam besim që do të qëndrojmë lart. Nëse do të bënim një analizë nga fillimi, deri në fund, ne ishim skuadra më e mirë, kemi dominuar. Por problemi ishte që nuk shënuam gol nga rastet e pastra. Kjo nuk është pak përballë një ekipi si Vllaznia. Edhe Vllaznia kishte momentet e mira, por edhe goli i dytë ishte naive nga ana jonë. Ne jemi ende skuadër naive dhe e butë, na duhet të jemi “të pistë” brenda rregullave.
Shkodra ishte më mirë në pjesën e parë në tranzicion pozitiv. Ne kishim raste me Hebajn dhe Nikajn, sot ishte derbi nuk mund të kishte shumë raste goli. Ata na kapën neve me kundërsulm. Pastaj ishim edhe ne pak të mërzitur, por nuk u dorëzuam, erdhi goli. Ne barazuam sfidën. Ndoshta mund të fitonim pasi kishim më shumë raste se Vllaznia, por në 5 minutat e fundit ishim naivë. Ky është mendimi im. Edhe në pjesën e parë dhe në të dytën ishim mirë me qarkullim topi. Pasi i fundit po, goli nga rastet po, por unë them që do të punojmë dhe rregullojmë.
Sot ishim përgatitur për të fituar, por edhe një pikë në ndeshje të tillë, është mirë. Por edhe sot jam i mërzitur. Pësimi i golave në tranzicione negative? Ke të drejtë, do të punojmë tek kjo pjesë. Edhe goli i parë dhe i dytë ishin të tillë, ndoshta jam më i mërzitur nga goli i dytë. Ne ishim me top në këmbë dhe nuk e menaxhuam mirë me njëri-tjetrin. Goli i parë meritë e Vllaznisë”, tha Gvozdenovic.






