Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

“Kam 3 javë që nuk dal nga zyra”, Karoglan i “çliruar” pas fitores ndaj Teutës: Në Superiore nuk ka favoritë

Shkruar nga NEWSPORT
“Kam 3 javë që nuk dal nga zyra”, Karoglan i
Mislav Karoglan

Pas 3 humbjeve radhazi në drejtimin e Partizanit, trajneri kroat, Mislav Karoglan mori fitoren e parë, madje duke befasuar jo pak, triumfi ndaj Teutës në Durrës. Pas ndeshjes, Karoglan u prononcua për mediat:

“Në 70-75 minuta ishim shumë mirë. Patëm mjaft raste për gol. E kemi filluar ndeshjen me presing. Në pjesën e dytë, duhet të ishim pak më mirë me kontrollin e topit.

Në minutat e fundit, u duke sikur u trembëm pak. Kur je në vendin e fundit, e vuan psikologjikisht. Vuajtëm shumë sot. Ka qenë shumë e vështirë.

Kam 3 javë që nuk dal nga zyra ime. Në fillim provuam një tjetër model loje, por pas dy ndeshjesh, e kuptova se nuk funksionon. Pas sfidës me Elbasanin, fillova përshtatjen. Sot e kishim një plan të qartë se si do të luanim kundër tyre. Sot lojtarët e ekzekutuan planin shumë mirë. Ne gjithmonë analizojmë kundërshtarin.

Ne jemi ende në proces, i cili do të jetë i vështirë. Mendoj se lojtarët më ndjekin. Ne Superiore, çdo ekip mund të mund këdo, është një ligë shumë e hapur. Nuk ka asgjë për të festuar, pasi jemi në vendin e fundit”.   

Lexo gjithashtu