Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Ka fituar dy herë çmimin si “Trajneri i Vitit”, ja kush është Csaba Laszlo i cili mori sot drejtimin e Vllaznisë (PROFILI)

Shkruar nga NEWSPORT
Ka fituar dy herë çmimin si “Trajneri i Vitit”, ja kush
Csaba Laszlo dhe presidenti Alban Xhaferi

Csaba Laszlo u emërua mëngjesin e kësaj të premte, si trajneri i ri i Vllaznisë. Rumuno-hungarezi u prezantua nga klubi përmes një postimi në rrjetet sociale, teksa trajneri shfaqej së bashku me presidentin Alban Xhaferi, duke kumtuar nisjen e një cikli të ri në kampin shkodran.

Laszlos i besohet një detyrë e rëndësishme, pasi fillimisht i duhet të shpëtojë Vllazninë nga momenti i keq në të cilin ndodhet, përpara se të tentojë më shumë me kuqeblutë. Por, ajo çfarë tifozët shkodranë, por edhe dashamirësit e futbollit me të drejtë pyesin është se kush është Laszlo?

I lindur në Rumani, por me origjinë nga Hungaria, Csaba Laszlo shquhet për një eksperiencë të spikatur në arenën ndërkombëtare, duke përfshirë këtu dhe dy çmime si “Trajneri i Vitit”, të cilat i ka fituar në Hungari në sezonin 2003/2004, çmim i dhënë nga Federata hungareze, si dhe atë në sezonin 2008/2009 gjatë drejtimit të Heart, një klub me emër në Skoci.

Laszlo e nisi kapitullin e tij si trajner me Charleroi, ndërsa vazhdoi me MTK BUDapest, Dunajska Streda, Dundee United dhe së fundmi, pjesë e Sepsi OSK. Profili i rumuno-hungarezit ka një qasje shumë interesante. Preferon të jetë pragmatik dhe luan me skemën 4-2-3-1.

Vetë ajo çfarë ka kaluar mbi “shpatulla” Laszlo mund të “çlirojë” në njëfarë mënyrë shkodranët sa i takon pritshmërive që kanë me trajnerin e ri. Ndalesa e parë do të jetë me Dinamon në stadiumin “Loro Boriçi”. Një ndeshje në shtëpi, e cila mund të ndihmojë Laszlon të përshtatet sa më shpejt me mbështetjen e tifozerisë shkodrane.  

Poll

Lexo gjithashtu