Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Java e parë e Superiores, njihuni me HISTORIKUN e përballjeve direkte mes ekipeve

Shkruar nga NEWSPORT
Java e parë e Superiores, njihuni me HISTORIKUN e përballjeve direkte
Abissnet Superiore

Superiore rikthehet fundjavën e ardhshme, ku ndeshja hapëse do të jetë ajo mes Vllaznisë dhe Skënderbeut, e përcaktuar për t’u zhvilluar të premten më 21 gusht në stadiumin “Loro Boriçi” në orën 21:00.

Më pas të shtunën, janë programuar dy sfidat e tjera, aty ku Partizani pret Teutën në orën 16:00, sikurse Elbasani që udhëton në transfertën e Laçit në të njëjtën orë.

Të dielën rezervohen të tjera sfida që përmbyllin dhe javën e parë, Dinamo – Vora në orën 18:30 dhe Egnatia – Tirana në orën 21:00.

Më poshtë ju njohim edhe me historikun e përballjeve kokë më kokë mes skuadrave.

 

VLLAZNIA – SKËNDERBEU

Përballje gjithsej: 72.

Fitore: 32 për Vllazninë, 31 për Skënderbeun. / Barazime:9

Golavarazhi: 100 me 89 në favor të shkodranëve.

Fitorja më e thellë: Për Vllazninë 5-0, për Skënderbeun 5-1.

 

PARTIZANI – TEUTA

Përballje gjithsej: 84.

Fitore: 42 për Partizanin, 18 për Teutën. / Barazime: 24. 

Golavarazhi: 115 me 66 në favor të Partizanit.

Fitorja më e thellë: Për Partizanin 5-1, për Teutën 4-0.

 

LAÇI – ELBASANI

Përballje gjithsej (ndeshje zyrtare): 25.

Fitore: 15 për Laçin, 8 për Elbasanin. / Barazime: 2.  

Golavarazhi: 34 me 28 në favor të Laçit.

Fitorja më e thellë: 4-0 për Laçin, 7-0 për Elbasanin.

 

DINAMO CITY – VORA

Përballje gjithsej (ndeshje zyrtare): 10.

Fitore: 7 për Dinamon, 2 për Vorën. / Barazim: 1. 

Golavarazhi: 17 me 7 për Dinamon.

Fitorja më thellë: 3-0 për Dinamon, 1-0 për Vorën.


EGNATIA – TIRANA

Përballje gjithsej (ndeshje zyrtare): 24.

Fitore: 6 për Egnatian, 14 për Tiranën. / Barazime: 4. 

Golavarazhi: 41 me 21 për Tiranën.

Fitorja më e thellë: 4-0 për Egnatian, 5-0 për Tiranën.

Poll

Lexo gjithashtu