Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Java e 7-të sjell përplasje “BIG”, Superiore do të luhet në tre ditë (KALENDARI)

Shkruar nga NEWSPORT
Java e 7-të sjell përplasje “BIG”, Superiore do të
"Abissnet Superiore", sezoni 2026/2027

“Abissnet Superiore” sjell përballje interesante edhe në javën e 7-të të sajën, ku ndeshjet do të shpërndahen në tre ditë, pra duke filluar nga e premtja e deri të dielën.

Të premten do të jetë sfida mes Dinamos dhe Teutës që do të ngre siparin, ndeshje e cila do të luhet në orën 18:30. Të shtunën vjen radha për duelet Tirana - Laçi, që luhet në orën 13:30 dhe Skënderbeu - Elbasani, ora 16:00.

E diela rezervon dy sfida të tjera, ku fillimisht do të jetë Vora që pret Partizanin, ora 13:30, ndërsa java mbyllet me Egnatia - Vllaznia, ora 18:30.

NDESHJET E JAVËS SË 7-të


Dinamo City – Teuta, 16.10.2026, 18:30
Tirana – KF Laçi, 17.10.2026, 13:30
Skënderbeu – AF Elbasani, 17.10.2026, 16:00
FK Vora – Partizani, 18.10.2026, 13:30
Egnatia – Vllaznia, 18.10.2026, 18:30

Lexo gjithashtu