Teuta mori fitoren përballë Skënderbeut, në ndeshjen e vlefshme të javës së 6-të të Superiores. Sfida përfundoi 2-0 në favor të durrsakëve, ndërsa pas këtij duelit foli dhe “Lojtari i Ndeshjes”, portieri i Teutës, Bernandoni.
“Si ndihesh në Shqipëri? Ndihem shumë mirë, jam shumë i lumtur që vij këtu në Shqipëri. Jemiu shumë të shokuar pozitivisht unë dhe familja ime. E mora me kënaqësi, e ndjej çdo ditë në stërvitje. Trajneri Edlir Tetova ka një futboll të bukur. Shoh diçka të re këtu.
Sa i rëndësishëm është Bernandoni për Teutën? Dua thjesht të ndihmoj skuadrën në maksium. Ky është futbolli dhe kur fiton je i lumtur dhe duam të vazhdojmë kështu.
Nuk e kisha parë më parë kampionatin shqiptar më parë, por kur më mori Teuta më pëlqeu mënyra se si më kërkuan. Si më respektuan. Dakord më duan për cilësitë e mia, por fillimisht flisni për cilësitë e mia njerëzore. Dhe për mua kjo është e rëndësishme kur firmosa këtu.
Unë e pëlqej të luaj këtu. Sinqerisht kemi lojtarë të mirë. Kemi shumë lojtarë të mirë dhe duhet të vahzhdojmë të fitojmë. Fjalë shqip që keni mësuar? Faleminderit, Po, Jo. Përpiqemi të kuptojmë njëri-tjetrin dhe kemi përkthyes të mirë në klub”, tha Bernandoni.






