Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

“Ia falëm fitoren Dinamos”, tifozi i kuq nuk tradhton lehtë: Partizani është si gruaja, nëse sëmuret s’e hedh dot në plehra!

Shkruar nga NEWSPORT
“Ia falëm fitoren Dinamos”, tifozi i kuq nuk tradhton
Partizani - Dritan Stoka

I ftuar në emisionin “Procesi Sportiv” si tifoz i “thekur” i Partizanit, Dritan Stoka nuk ka kursyer as batutat. Si fillim, Stoka tha se të kuqtë ishin ata që ia falën fitoren Dinamos në derbi, falë gabimeve.

Ndërsa batuta që “shkriu gazi” të ftuarit, ishte kur Stoka krahasoi Partizanin me gruan. Ai “theksoi” se ashtu siç nuk mund të lihet gruaja, edhe Partizani është një “dashuri” që s’e braktis dot.

“E falëm ndeshjen, ia falëm Dinamos. E falëm, gabimet tona. E dhuruam. Dinamo fitoi falë gabimeve të Partizanit, jo me meritë. Partizani është si puna e gruas, kur sëmuret gruaja, e hedh në plehra? Jo. Rri me gruan. Edhe kur humbim, jemi këtu”, tha Dritan Stoka.

Poll

Lexo gjithashtu