Pas mbylljes së bashkëpunimit me Partizanin në kohë të shkurtër, trajneri rumun, Florin Bratu pak minuta më parë ka reaguar në rrjetet sociale.
Ai ka treguar përkushtimin te “Demat e Kuq”, pavarësisht se gjërat nuk shkuan sipas parashikimeve. Më tej, 46-vjeçari ka falënderuar drejtuesit, ekipin dhe tifozët për këtë aventurë.
“Pas gati katër muajsh në krye të Partizanit të Tiranës, kam vendosur, në marrëveshje me drejtuesit e klubit, t'i jap fund bashkëpunimit tonë.
Ka qenë një periudhë intensive, me shumë punë, sfida dhe përgjegjësi, në të cilën jemi përpjekur çdo ditë të ndërtojmë një ekip konkurrues, me identitet dhe mentalitet fitues.
Futbolli gjykohet nga rezultatet dhe, në një klub me traditën dhe ambiciet e Partizanit, pritjet janë gjithmonë të larta. I kam kuptuar dhe i kam respektuar ato që nga dita e parë.
Megjithatë, jam i bindur se, përtej rezultateve, puna, përfshirja dhe parimet me të cilat ndërtohet mbeten thelbësore.
Falënderoj drejtuesit e klubit për besimin që më kanë dhënë, lojtarët për përpjekjen e tyre, kolegët e stafit për profesionalizmin e tyre dhe tifozët për pasionin e tyre.
Largohem me kokën lart, me respekt për këtë klub dhe me bindjen se çdo përvojë të bën më të fortë dhe më të përgatitur për atë që do të vijë. Paç fat, Partizan i Tiranës!”
View this post on Instagram






