Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Humbja 1-3 ndaj Partizanit në miqësore, Ivan Gvozdenovic tregon çfarë nuk shkoi: Patëm dy mungesa në sulm, ja çfarë më pëlqeu nga skuadra

Shkruar nga NEWSPORT
Humbja 1-3 ndaj Partizanit në miqësore, Ivan Gvozdenovic tregon
Ivan Gvozdenovic

Elbasani u mposht nga Partizani me rezultatin 1-3, në ndeshjen miqësore të zhvilluar në "Elbasan Arena" . Pas kësaj përballje që vlejti më shumë nga aspekti i përgatitjeve për sezonin, foli trajneri i verdhebluve, Ivan Gvozdenovic. 

“Nga rezultati nuk jemi të kënaqur, por nga loja po. Ishin 6 deri në 7 raste për gol e nuk kemi shënuar dhe kjo është e futbollit. Por nga mënyra se si kemi vrapuar, nga ana taktike, nga faza sulmuese kur kemi 6-7 raste për gol jam i kënaqur. Patjetër që rezultati jo, por edhe finalizimi jo. Domethënë nga këto dy gjëra kemi nevojë për punë.

Jam i kënaqur sepse bëmë 7 raste, edhe Partizani nuk kishte pak. Sot (dje) nga fillimi nuk kishim as dy sulmuesit, as Lleshin dhe as Hebajn. Por prapë, ishim afër portës. Ishim mirë. Tani, mungoi pak eksperienca, pak golat, por do punojmë dhe do e rregullojmë.

Ka pësuar rritje skuadra në ditët e fundit? Po, patjetër. E thashë nga fillimi, jam shumë i kënaqur nga ritmi sot, nga vrapimi, pra nga ana fizike jemi më mirë”, tha Gvozdenovic.      

Poll

Lexo gjithashtu