Për Florin Bratu ka nisur tashmë misioni “anti-Teuta”. Sezoni i ri në Superiore e gjen trajnerin e ri të Partizanit përballë një ndeshje të vështirë, por me energjitë e duhura për t’i dhënë një start pozitiv kampionatit.
Vetë rumuni, ka zgjedhur të mbajë aktivë tifozët e kuq përmes një postimi pak minuta më parë në llogarinë e tij në Instagram, ku shfaqet në momente stërvitjesh me skuadrën.
Si zakonisht, ashtu siç bën edhe në postimet e vjetra, dominon përshkrimi: FK Partizani Tirana teksa shkruan: FK Partizani Tirana dhe ngjyrat e kuqe.
Momenti i së vërtetës për Bratun po afron dhe përballë Teutës së Edlir Tetovës do të kuptohet më qartë se çfarë pune është bërë në fazën përgatitore. Një nisje pozitive do t’i jepte një tjetër “katapultim” të kuqve, të cilët duan të hedhin pas krahëve sezonin e dështuar dhe shkojnë me ambicie për të tentuar titullin kampion, bindje kjo e trajnerit e deklaruar në prononcimet e mëparshme.
View this post on Instagram






