Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

“Fytyra” të reja dhe pritshmëri të mëdha, sezoni në Superiore si asnjëherë më parë me ndryshimet në pankinë

Shkruar nga NEWSPORT
“Fytyra” të reja dhe pritshmëri të mëdha, sezoni
Abissnet Superiore

Këtë javë nis “Abissnet Superiore” që çel siparin më 21 gusht me ndeshjen Vllaznia – Skënderbeu. Një format me risi dhe që planifikon ndarjen e tri fazave të rregullta me 27 javë në total.

Në këtë edicion, ajo çfarë zgjon më shumë kureshtje është fakti se gjatë verës, 6 nga 10 skuadra kanë ndryshuar trajnerë. Një numër relativisht i lart që përkon më shumë se gjysmën. Duke nisur që me Egnatian që në prag të fundit të sezonit, zgjodhi të ndajë rrugët me Edlir Tetovën për të emëruar Nevil Deden.

Vargun e ndryshimeve e ndoqën Teuta që zyrtarizoi pikërisht Tetovën pas largimit nga Rrogozhina duke u kthyer në Durrës. Më pas vijuan Partizani me Florin Bratu, Tirana me Dean Klafuriç, Skënderbeu i besoi Julian Ahmatajt, ndërsa Laçi Qatip Osmanit.

Sa i takon skuadrave që konfirmuan trajnerët, mbeten Vllaznia, Elbasani, Vora dhe Dinamo City. Edi Martini qëndroi te shkodranët, nënkampionët “blinduan” Ivan Gvozdenovic, te Dinamo mbetet i padiskutueshmi Ilir Daja, ndërsa tek vorakët Arjan Bellai.

Poll

Lexo gjithashtu