Teuta
Ditën e djeshme, klubi i Teutës zyrtarizoi largimin e portierit Gentian Selmani, i cili iu bashkua ekipit durrsak vetëm në merkaton e vitit 2025.
Portieri i Teutës dhe “rekordmeni” i vlerës në treg për Superioren, Paul Bernardoni (vlen 1.2 milionë euro sipas “Transfermarkt”), ka ndarë “story” në rrjetet sociale, ndërsa ndodhet përkrah Selmanit, Elton Vatës e Maycon Morales, i uron “fat” ish-portierit të Tiranës.
Interesante është se në foto shfaqen 4 portierë, tashmë 3 pjesë e Teutës. Përsa i takon Gentian Selmanit, ende nuk ka një destinacion të qartë për të ardhmen, ndërsa sezoni i ri ka filluar.
"Story" i Paul Bernardonit






