Më 15 tetor, Egnatia do të presë ekipin e Midtjylland në stadiumin “Air Albania”, për ndeshjen e parë që përkon dhe me debutimin historik në Conference League.
Një javë para kësaj përballje, është paraqitur në stadium drejtori sportiv i klubit, Klejdi Zenelaj, teksa ndan një pamje ballore duke e shoqëruar dhe me sfondin muzikor: Earned, Never Give që në gjuhën shqipe përshtatet: E merituar, kurrë e dhënë.
Mesazh që nënkupton se Egnatia është me meritë në këtë arenë europiane dhe se në këtë rrugëtim të ri do të bëhet çmos që kampionët e Shqipërisë të përfaqësojnë siç duhet futbollin shqiptar në skenën e tretë për nga rëndësia në Europë.
Sa i takon Superiores, Egnatia udhëton në Kurbin këtë të dielë për t’u përballur me Laçin, ndeshje e përcaktuar për t’u nisur në orën 13:30.






