Luciano Vera është padyshim një nga lojtarët më të rëndësishëm të Tiranës, si sezonin e shkuar, por edhe këtë sezon. Dje, “Newsport.al” raportoi një prapaskenë, me argjentinasit që ishte pranë largimit, mirëpo, klubi “bllokoi” transferimin e tij te Prishtina.
Mirëpo, duket se 24-vjeçari nuk e ka në plan që të jetë për shumë gjatë bardheblu. Burime për “Newsport.al” raportojnë se ky do të jetë sezoni i fundit për Vera-n, me fanellën e Tiranës dhe më pas, mbrojtësi i krahut të djathtë do të kërkojë një aventurë të re, jashtë Shqipërisë.
Vera ka edhe një vit kontratë me Tiranën dhe në fund të këtij sezoni, 2026/2027, argjentinasi do t’i japë “duart” bardhebluve si lojtar i lirë. Kujtojmë, anësori u bashkua me kryeqytetasit në janar të vitit 2025, pasi mbylli aventurën me Gyor në Hungari.







