Egnatia - Vllaznia
Nesër, prej orës 18:30, do të zhvillohet ndeshja Egnatia – Vllaznia, e vlefshme për javën e 7-të e kampionatit dhe që do të luhet në Rrogozhinë.
Një ditë para këtij dueli, kampionët e Superiores kanë “thumbuar” rivalin shkodran, teksa rikujtojnë golin e liderit të prapavijës, Elojn Sota, përballë Vllaznisë, i cili përkon me fazën “Final Four” të edicionit 2025-2026.
Deri tani në kampionat, rrogozhinasit e drejtuar nga Nevil Dede mbajnë vendin e 2-të në tabelë me 15 pikë, 4 më pak se Teuta kryesuese (Egnatia ka një ndeshje më pak). Në rast fitoreje përballë kuqebluve, ata do të afroheshin në vetëm 1 pikë nga durrsakët.
View this post on Instagram






