Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

“E vështirë, vinim pas 120 minutave me Pafos”, Glen Daja e thotë troç: E ardhmja e Përndrecës? Do ta shihni më vonë në...

Shkruar nga NEWSPORT
“E vështirë, vinim pas 120 minutave me Pafos”, Glen Daja e
Glen Daja

Dinamo ka fituar mbrëmjen e sotme ndaj Skënderbeut, në ndeshjen e vlefshme për javën e dytë të “Abissnet Superiore”. Sfida e zhvilluar në “Elbasan Arena”, përfundoi me shifrat 0-1. Pas këtij dueli ka folur zv.trajneri dinamovit, Glen Daja. 

“Ishte një rrugëtim i gjatë në Evropë edhe pse nuk e mbyllëm në mënyrën më të mirë të mundshme. Por duhet ta hedhim pas dhe të fokusohemi te kampionati, ky është realiteti ynë. Sot ishte një 3 pikësh mjaft me vlera, duke parë humbjen me Vorën për shkak rotacioni para Pafos.

Është shumë e vështirë, sepse të vish nga një ndeshje 120 minuta me Pafos dhe mungesat për grip, si Aliji, na sollën vështirësi, në nxjerrjen e topit nga poshtë. Por lëvizja e Vilës në fushë, ishte për manovër mbrojtëse dhe presing ultra-ofensiv. Skënderbeu ndërtonte me 3-shen poshtë, menduam që t’i përplasnim 3 kundër 3.

Është edhe lodhja që ndikon, koha e rikuperimit ka qenë shumë e shkurtër. Alhassan u fut në vendin e Ditës, por nuk është qendërmbrojtës. Hoxhallari u fut qendërmbrojtës nga e majta. Nuk kishim freskinë e duhur për ato pasimet kyçe. Manovra mendoj se funksionoi, por bënim gabime të thjeshta në pasime.

Tratativa Ballsh-Tiranë, afrim në momentet e fundit? E vërtetë është. Ne sot morëm konfirimimin edhe për Përndrecën. Kjo nuk është në dorën time. Nëse Përndreca është apo nuk është më lojtar i Dinamos, do e shihni te faqja e klubit në orët e ardhshme”, tha Glen Daja.

Poll

Lexo gjithashtu