Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

“E rëndësishme të fitonim pas humbjes me Teutën”, Qatip Osmani pas Vllaznisë: Ekipi plotësoi detyrat, e ndërruam sistemin për shkak të...

Shkruar nga NEWSPORT
“E rëndësishme të fitonim pas humbjes me
Qatip Osmani

Laçi mposhti Vllazninë, në kuadër të javës së katërt të “Abissnet Superiore”. Derbi i veriut shkoi në favor të kurbinasve, të cilët fituan me rezultatin 2-0. Pas këtij dueli, ka folur dhe trajneri fitues, Qatip Osmani.

“Sigurisht që pas humbjes me Teutën ishte me rëndësi të fitohej ndeshja. Gjatë javës jemi përgatitur për lojën e Vllaznisë. Shumicën e të tjerave ekipi i plotësoi detyrat dhe bravo u qoftë.

Do vazhdoni kështu? Po sigurisht që do mundohemi. Nga sistemi ndonjëherë je i detyruar të ndërrosh për shkak të dëmtimeve, për arsye të ndryshme. Ekipi sot fitoi në drejtimin taktiko teknik. Ishin në dyluftime më të shpejtë, më të aftë. Sigurisht që do të vazhdojmë kështu”, tha Osmani.

Poll

Lexo gjithashtu